22:33 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

5 sekrete që duhet t’i dini para se të lani flokët

1. Jo kushdo mund t’ja lejojë vetes kalimin e ditës së larjes.

Shpeshtësia e larjes së flokëve varet nga lloji i flokëve. Flokët e rrallë kanë nevojë të lahen edhe përditë, ndërsa flokët e dendur e më të fortë mund të lahen një herë në dy ose tre ditë. Nëse keni flokë të hollë, provoni të kombinoni shampon me një balsam me efekt volumi. Pra, një ditë shampo, një ditë vetëm balsam, në mënyrë që të mos i hiqni skalpit edhe yndyrën e nevojshme që duhet për të mbajtur flokët e shëndetshëm

2.Ulni temperaturën e ujit.

Me shumë mundësi ju i lani flokët me një temperaturë uji shumë të lartë që hap poret e lëkurës dhe e ekspozon rrënjën e flokëve. Një gjë e tillë shkakton përtharje dhe këputje të fijeve të flokut. Lajini dhe trajtojini flokët tuaj me ujë të vakët dhe mundohuni që sekondat e fundit para se të dilni nga dushi të kaloni në ujë të ftohtë në mënyrë që poret të mbyllen dhe të ruhet hidratimi i rrënjës, duke ju dhënë flokë më të shkëlqyeshëm.

3.Ndrysho shampon.

Ndryshimi i markës së shampos, një herë në muaj për shembull, dhe pastaj kthimi tek shampoja e mëparshme e ndihmon flokun të marrë veten dhe të shini rezultatet e secilës markë.

4. Sasia e shampos që duhet të përdorni duhet të jetë në madhësinë e një qindarke.

Nuk është e nevojshme që e gjithë koka juaj të jetë  e mbuluar me shkumë në mënyrë që flokët tuaj të lahen. Thjesht masazhojeni shampon me mollëzat e gishtave në rrënjën e flokëve dhe përdorni ujin për ta shpërndarë në gjatësi.

5.Konsideroni përdorimin e masakave më shumë se të balsamit.

Maskat e flokëve bëjnë punë më të mirë kur vjen puna tek hidratimi i flokëve dhe ruajtja e ngjyrës. Ata që kanë flokë të dendur e të fortë mund t’i aplikojnë maskat në të gjithë kokën ndërsa ata me flokë më të rrallë duhet të fokusohen tek fundet e flokëve.