14:54 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

”5-she n’kajmak” me Granit Xhakën si kapiten

Arsenali e ka regjistruar fitoren e radhës në Premier League, që është e gjashta rresht në kampionatin anglez.

Skuadra e Unai Emeryt ka triumfuar në derbin londinez ndaj Fulhamit të zhvilluar në ”Craven Cottage”.

”Topçinjët” kanë arritur ta mposhtin Fulhamin me rezultat të thellë, 5-1, transmeton IndeksOnline.

Golat për Arsenalin i shënuan Alexandre Lacazette (’29,’44), Pierre-Emerick Aubameyang (’79,’90) dhe Aaron Ramsey (’67).

Ndërsa, golin e nderit për vendasit e shënoi Andre Schurrle në minutën e 44-t të takimit.

Me këtë fitore, Arsenali kalon në vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Fulhami mbetet në vendin e 17-të me vetëm 5 pikë sosh.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mësipërme./IndeksOnline/

 

Temat: