11:14 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / B O

5 shenjat që tregojnë se makina juaj ka nevojë për servisim

Makina ka nevojë për servisim herë pas here, sidomos pas një periudhe të caktuar ose kilometrash të përshkuara.

Nëse dëshironi të dini shenjat që tregojnë se makina juaj ka nevojë për një udhëtim tek mekaniku, hidhini një sy pesë simptomave të mëposhtme.

  1. Drita e motorit në ekran

Shumica e makinave moderne janë të programuara për t’ju treguar se kur makina ka nevojë për riparim.

Nëse një dritë e verdhë “kontrollo motorin” shfaqet në panelin e aparaturave, ju menjëherë duhet të dërgoni makinën tek një mekanik. Drita e verdhë mund të sinjalizojë një sërë problemesh.

Disa makina kanë gjithashtu një dritë shërbimi që do të ndizet kur të jetë koha për ti kryer shërbimet makinës.

Edhe pse ky sinjal nuk duhet t’ju shqetësojë, është më mirë që të mos injorohet për një kohë të gjatë.

2. Zhurma të çuditshme

Çdo zhurmë e re në makinën tuaj që nuk e keni dëgjuar më parë, është një shenjë që ju duhet të kontrolloni makinën përpara se të shfaqen probleme serioze.

Ja cilat janë disa prej zhurmave që mund të dëgjoni nga makina, dhe kuptimi i tyre:

  • Zhurmë nën kofano – Zakonisht e shkaktuar nga një rrip i lirshëm, i cili mund të shkaktojë një sërë problemesh, që nga mbinxehtësia deri tek probleme me baterinë.
  • Zhurmë shkarkimi më e lartë se zakonisht – Kjo mund të jetë një vrimë ose një thyerje në marmitë. Këto janë të lehta për tu riparuar, por duhet të riparohen në kohë pasi ekziston risku që tubi i shkarkimit të bjerë.
  • Zhurmë motori e parregullt – Mund ta dëgjoni këtë zhurmë kur makina nuk e merr gazin siç duhet. Kjo do të thotë që duhet të rregullohet menjëherë. Mund të nevojitet të ndërrohen kandelet elektrike, por mund të indikojë një problem më serioz me motorin.
  • Metal-me-metal – Çdo zhurmë gërryese që vjen nga makina duhet të rregullohet në mënyrë urgjente. Kjo mund të jetë një pjesë e thyer e makinës që gërryen një pjesë tjetër, duke shkaktuar kështu dëm tek të dyja.
  • Zhurmë e zgjatur kur shkelni frenat – Kjo mund të jetë një tregues që pedali i frenës është konsumuar.
  • Zhurmë kërcitëse nga marshet – Nëse kur ndërroni marshet dëgjoni zhurmë kërcitëse, me shumë mundësi makina juaj ka nevojë për riparim. Për arsye se kutia e marsheve mund të konsumohet, lëngjet ose pjesë të saj mund të kenë nevojë të ndërrohen

3. Tym ose avull që del nga kofanoja

Zakonisht e shkaktuar nga mbinxehja dhe problemet me radiatorin, avulli zakonisht është në ngjyrë të bardhë. Ju duhet ta kontrolloni makinën, por kjo nuk do të thotë që jeni në rrezik nëse shini avull të dalë nga nën kofano.

Hidhini një sy temperaturës së makinës. Nëse është në maksimum, ndaloni dhe prisni deri sa makina të ftohet përpara se të filloni të ngisni përsëri. Kur makina është në punë, gjilpëra duhet të jetë në mes të matësit.

Nëse vëreni tym blu të dalë nga makina, ndaloni në një vend të sigurt. Merrni dikë që të tërheqë makinën tuaj deri në garazh.

Tymi blu shkaktohet nga vaji i djegur, dhe mund të sjellë probleme të kushtueshme nëse nuk rregullohet në kohë.

Gjithashtu tymi i tepërt i shkarkimit mund të sinjalizojë një rrjedhje të vajit. Kjo mund të jetë shkaktuar nga një sërë problemesh, ku përfshihen:

Dëmtime të pistonit
Dëmtime të vulave të valvulave
Dëmtime të unazave të pistonit
Vulat e vajit të motorit të konsumuara

4. Dridhje ose tërheqje gjatë frenimit

Kjo mund të vijë si pasojë e konsumimit të disqeve ose pedaleve të frenimit, problem me amortizimit, ose ndonjë problem me timonin.

Vozitja në kushte të tilla nuk është e sigurt prandaj dërgojeni makinën tuaj në servis sa më parë të jetë e mundur.

Këto shenja mund të jenë edhe si pasojë e konsumimit të gomave, prandaj kontrolloni nëse gomat kanë minimumin e kërkuar të thellësisë në sipërfaqe – 1.6 mm.

5. Më pak komfort gjatë vozitjes

Nëse ndjeni se makina juaj është e ngadaltë, ose dëgjoni gomat që gërmojnë në harkun e rrotave të makinës tuaj është koha që të bëni një kontroll.

Secila nga këto simptoma mund të jetë një shenjë e një problemi me amortizimin.

Këto janë vetëm disa nga shenjat që makina juaj ka nevojë për shërbim. Por që makina të jetë në formë gjithmonë, ndiqni udhëzimet e prodhuesit dhe të kujdesuni vazhdimisht.