20:51 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

5 të lënduar në 2 aksidente në Veternik

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda pak orësh në Veternik të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë disa vetura, derisa ka edhe të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.


“Është raportuar për dy aksidente trafiku në Veternik. Rreth orës 18:00 është shkaktuar një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve, ku lëndime kanë marrë 2 persona dhe rreth orës 16:40, aksident ndërmjet dy automjeteve, ku lëndime kanë marrë 3 persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë kompetente të trafikut rrugor janë marrë me rastet dhe procedurat e tjera për hetimin e shkaqeve të këtyre aksidenteve të shkaktuara”, ka thënë Hoxha.

I njëjti ka apeluar tek të gjithë pjesmarrësit në trafik posaqërisht tek drejtuesit e automjeteve që drejtimin e automjeteve të tyre ta përshtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë, duke iu përmbajtur rregullave në trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore./Indeksonline