75 Mall Live Search
19:48 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / AR

5 të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë në segmentin në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha thotë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë gjendje stabile.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, raporton Indeksonline.

“Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë ne drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit te rrugës”, është shprehur Hoxha.