08:27 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

5 të vërteta që s’do t’i dëgjoni kurrë në një qendër bukurie

Qëllimi parësor i çdo biznesi që ofron shërbim është të afrojë klientët dhe t’i mbajë ata për të maksimizuar fitimet në fund të ditës. Duket e ditur sa rol të rëndësishëm ka marketingu dhe reklama sot, nuk mendohemi gjatë për të provuar një trend të ri. Ose edhe më, besojmë verbërisht çfarë na thuhet nëpër parukeri apo qendra  estetike. 

Por e keni menduar që (me të drejtë) faktet më poshtë s’na i kanë thënë dhe s’do të na i thonë kurrë? Kështu, përgatituni më mirë.

1.Ata nuk janë ekspertë të bojës dhe të prerjes së flokëve!

Eshtë detyra e tyre të bëjnë rolin e ekspertit, sepse ti ke nevojë për besim dhe siguri, por ka kaq shumë gjëra që ai/ajo nuk i di, njësoj si ti. Koston merre parasysh vetë!

2. Nuk është ok të ndryshosh drastikisht ngjyrën e flokëve!

Ty të është ngulitur në mendje të bëhesh platin nga brune e lindur. Kjo vjen me faturën e saj, por parukierit pak i intereson shëndeti i flokëve në vazhdimësi. Do të të plotësojë dëshirën duke e bërë ndryshimin drastik krejt normale.

3. Një markë kremrash s’ka pse të përdoret gjatë gjithë jetës.

E keni vënë re që zakonisht, sugjerimet e tyre janë për ndonjë linjë që ndodhet në sallon dhe e mira është të mos ndërrohet kurrë. Ju s’jeni dhe aq naivë apo jo?

4. Make up-i i rëndë, konturet dhe gjithçka tjetër duken bukur vetëm në Instagram dhe TV.

Mos u gënjeni nga trendet që shihni nëpër postime Instagram-i. Një make up i rëndë do të duket aspak bukur në origjinal. Fytyra s’ka ajër dhe poret po ua shohim të gjitha! 

5. Në farmaci ka produkte të papara! 

S’do ta dëgjoni kurrë, por supozohet ta dini apo jo?!