12:03 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

5 trajnerë në negociata me Vushtrrinë, ja kur zyrtarizohet pasardhësi i Shotanit

Trajneri Bekim Shotani u shkarkua të hënën nga detyra e trajnerit nga Vushtrria.

Kryesia e klubit tashmë ka nisur bisedimet për të gjetur pasardhësin e Shotanit.

Presidenti i klubit Bajrush Kajtazi, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave do të zyrtarizohet trajneri i ri.

“Jemi në negociata me 5 trajnerë, brenda kësaj jave do të emërohet trajneri i ri”, u shpreh Kajtazi për Indeksonline.

Vushtrria është rikthyer në Superligë pas 3 vjetësh, por nuk e ka nisur mirë stinorin.

Nga 3 ndeshje të zhvilluara ka 1 barazim dhe 2 humbje. /Indeksonline/