14:26 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

5 trendet që dominuan në Javën e Modës, do t’i shihni gjatë gjithë 2020-s

Ndërsa muaji i modës aktualisht sapo mbaroi në Milano, duke parashikuar gjithçka që do të veshim dimrin e ardhshëm, ka disa trendet që do të qëndrojnë gjatë gjithë vitit. Sipas elle.com këto më poshtë janë veshjet, që do të shohim më shpesh:

Xhaketë lëkure me ngjyra: Nga e kuqja deri te lejlaja, roza, bojë qielli etj të gjitha këto mund t’i përdorni këtë pranverë vjeshte dhe në në ndonjë fustan lëkure veror.

Mëngët të fryra: Nëse keni pasur dyshime nëse modeli i këtyre mëngëve, do t’ishte apo jo në modë nuk ka më vend për të menduar thotë Russo. Ato i pamë në çdo sfilatë të 2020-s.

Shalli i qafës: në mund të jemi në vitin 2020, por ka disa trende minimaliste që rikthehen gjithnjë dhe i tillë është ky detaj i shallit të qafës.

Maja katrore e këpucëve: dhe në 2019-n e pamë këtë trend nga marka si “Sergio Rossi” dhe tani në 2020-n u përhap dhe në modele të tjera si çizme, këmbale etj.

Çanta të vogla për ditën: nëse këto lloj çantash i kemi mbajtur për daljet tona në darka tani është viti i ndryshimit. Mund t’i përdorni në çdo orar!