14:21 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

5 ushqimet që iu bëjnë gjëmën diabetikëve

Patatet- Kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe këshillohet që ti shmangni. Nëse nuk rrini dot pa to, konsumojini të ziera, të shoqëruara me vaj ulliri.

Karotat– Janë shumë të mira për të thyer urinë dhe të mbushura me vitamina. Por bëni kujdes nëse i zieni, niveli i sheqerit në to, rritet në mënyrë të ndjeshme.

Buka e bardhë– Është një prej ushqimeve me më shumë kalori dhe sheqer. Për të reduktuar dëmet ndaj diabetikëve, është e rëndësishme që ta thekni.

Mjalti- Është antibakterial dhe antiviral, por ka një defekt të madh, ka shumë sheqer. Mjalti mund të konsumohet në sasi të vogël shoqëruar me djathë ose me kos, por duhet shmangur kategorikisht shoqërimi me bukë, shkruan noa.al.

Bananet– Janë të pasura me potas, por kanë një prani të lartë sheqeri. Kjo prani është edhe më e madhe në rastin e bananeve të pjekura.