17:25 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

5 zëvendësime, edhe Premier Liga pranon rregullin e ri

Pandemia Koronavirus jo vetëm që ndërpreu futbollin për më shumë se dy muaj, por edhe e ka ndryshuar atë. Një ndër ndryshimet më të mëdha, është padiskutim mos-lejimi i tifozëve në stadium, por dhe 5 zëvendësimet është një ndryshim i madh.

Shumë kampionate kanë rënë dakord për këtë rregull të ri, për të kryer 5 zëvendësime. Kampionati më i fundit që ka rënë dakord për këtë rregull, është Premier League. Të gjitha klubet (20), kanë qenë dakord për të aplikuar këtë rregull të ri.

Premier League do të rikthehet me datë 17 qershor, ndërsa ekipet e kampionatit anglez stërviten prej disa javësh, madje me datë 18 maj, kanë kryer edhe stërvitje me grupe të plota lojtarësh. /IndeksOnline/