17:03 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sa kushton një Ferrari e Formula 1? Një shifër marramendëse

Një rrotë kushton 600 euro, timoni sa një apartament në Tiranë. Po mos u bëni merak, se sado të pasur të jeni, zor se mund të blini Ferrarin SF71-H. Ajo nuk blihet, po garon në pistat e gjithë botës dhe fatlumët që e drejtojnë janë vetëm Vettel dhe Raikkonen.

Që makinat e Formula 1 janë të kushtueshme, kjo dihet nga të mëdhenj dhe të vegjël. Por lista e çmimeve e Ferrarit të prodhuar nga Maranello për Botërorin e vitit të fundit është vërtet marramendëse.

Vetëm motori me atë zhurmën e tij aq karakteristike, që për tifozët kujton një “simfoni” kushton jo më pak se 14 milion euro! Jo, nuk kemi gabuar ndonjë zero.

Motori që përbën pjesën më të rëndësishme të “power unit” të mjetit që mund të tejkalojë 370 kilometrat në orë, nuk në fakt është i vetmi i kushtueshëm.

Sa herë kemi parë në garat e F1 prishjen e marshit të makinave. Për Ferrarin një dëmtim i tillë mund të kushtojë deri në 440 mijë euro!
Për mos të folur për shpeshtësinë me të cilën thyhet pjesa ballore, “hunda” e tyre, që kushton plot 130mijë euro, ose sistemi hidraulik që nuk bën më pak se 150mijë euro.

Totali i një makine të tillë, avangardë e industrisë automobilistike, tejkalon kështu 15 milionë dollarët.

Aq sa dëmtimi i një rrote (përdoren Pirelli të dedikuara) duket vërtetë problemi më minimal: “vetëm” 600 euro copa!