11:48 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / k.v

512.5 milionë euro të hyra nga ATK/ 122.1 më shumë se viti 2020, 40.2 më shumë se plani

Janë 512.5 milionë euro tatime të mbledhura për periudhën janar-tetor 2021, të hyra këto të cilat tejkalojnë projeksionet e planifikuara për këtë periudhë kalendarike, duke shënuar rritje për 122.1 milion euro apo 31.3 %  në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi- Sefa ka thënë se nëse i referohemi planit, ATK ka rritje të inkasimit për 40.2 milionë euro apo 8.5%.

“Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021. Indikatorët të cilët çdoherë janë duke dhënë rezultate në realizimin e objektivave, janë shërbimet e mira ndaj tatimpaguesve, të cilat afro 100% janë digjitalizuar, po ashtu trajtimi i barbarët dhe profesional janë vlerë e shtuar e këtij reflektimi të performancës”, ka thënë Bytyqi- Sefa.

ATK falënderon gjithë tatimpaguesit të cilët kanë kryer obligimet e tyre tatimore, si dhe inkurajojmë gjithë pjesën tjetër të tatimpaguesve, të cilët sipas analizave të bëra nuk kanë deklaruar saktë pjesën që ju takon, t’i përgjigjen thirrjeve të ATK-së, me qëllimin e vetëm që mos të bëhen objekt i masave ndëshkimore./IndeksOnline/