12:31 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Brabus shndërron AMG G63 në super-automobil të terrenit

Edhe pse tashmë kanë “përpunuar” një brez të ri në Brabus, ata përsëri përdorën fuqinë e të “pavdekshmit” AMG G63.

Kjo e bëri Brabus 700 4×4 4×4² Edition Final me 700 kuaj fuqi dhe 960 Nm me motor 5.5-litra biturbo V8.

Klasa Brabus G shpejton nga 0 deri 100 km/h në vetëm pesë sekonda me një shpejtësi të kufizuar prej 210 km/h.

Me katër programe lëvizëse (Comfort, Sport, Off-Road dhe Individual), vozitja në të dy boshtet, panelet mbrojtëse, gomat, bën që kjo makinë të përballojë të gjitha pengesat që has.

Brabus do të prodhojë vetëm dhjetë kopje të 700 4×4² “një nga dhjetë” Final Edition me një çmim fillestar prej 209,000 euro.