12:23 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VW nis testimin e makinës elektrike I.D

Prodhuesi gjerman po teston modelin elektrik I.D. në Afrikën e Jugut.

Modeli i “kamufluar” Volkswagen I.D. po testohet në kushte të ndryshme klimatike, përfshirë edhe atë në hemisferën jugore, ku mbizotërojnë temperatura verore.

Pritet që modeli i prodhimit të ketë një premierë botërore deri në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.

Në versionin bazë, VW I.D. do të ketë një kapacitet baterie prej rreth 50 kWh, që do të lejojë autonomi në drejtimin e rreth 330 km, ndërsa modeli me një bateri pak më të madhe mund të kalojë 450 km me një mbushje.

Supozohet se varianti me bateri me kapacitet më të madh do të ketë një rreze të vozitjes deri në 600 km.

! SPERRFRIST BIS 16.12.18, 00:01 UHR !VW plant für den Augenblick mit drei unterschiedlichen Akku-GröÃen für WLTP-Reichweiten von 330 bis 550 Kilometern.