08:18 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

52 aksidente brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë shënuar gjithsej 52 aksidente. Siç bënë të ditur Policia e Kosovës prej tyre 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 31 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë tani me fillim e stinës së vjeshtës, rastet e aksidenteve në trafik rëndom fillojnë të rritet, për shkak të kushteve atmosferike dhe shpeshherë mos përshtatjes së shpejtësisë me këto kushte, për çka në vazhdimësi policia e Kosovës apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar, shkruan IndeksOnline.