22:31 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

52 ditë të Qeverisë Kurti II, pas kaq ditësh ishte rrëzuar Qeveria Kurti I

Qeveria Kurti II sot ka bërë 52 ditë që është duke udhëhequr vendin.

Në ditën e 52-të, Qeveria Kurti I ishte shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës pas prishjes së koalicionit me LDK-në, transmeton Indeksonline.

Sikurse në mandatin e parë, edhe në të dytin, sfida më e madhe mbetet përballja me pandeminë Covid 19 dhe dialogu me Serbinë.

Në 52 ditëshin e dytë,  ‘Kurti II’ ka arritur të siguroj vaksinat Covid 19. Edhe pse ende nuk ka blerë asnjë, vaksinat që kanë ardhur deri më tani kanë qenë donacion. 

Sa i përket dialogut, kryeministri, Albin Kurti ishte në Bruksel por nuk u takua me Aleksander Vuçiqin.

Kurti refuzoi takimin me 11 maj me Vuçiqin e Borrellin me arsyetimin se nuk ishte marr miratimi i tij. 

Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar që në qershor pritet të vazhdoj dialogu. Ai po ashtu ka thënë se ka filluar punën që të padisë Serbinë për gjenocid. /Indeksonline/