15:21 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

52 mijë euro gjoba dhe 13 biznese të lojërave të fatit të mbyllura nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se Divizioni i Lojërave të Fatit, nga një aksion i ndërmarr në disa komuna të Kosovës, ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52,000 euro.

Ndëshkimi i këtyre subjekteve sipas ATK-së, është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të  Kosovës.

“Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ATK i bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.