15:14 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

ATK mbyll edhe 13 biznese të lojërave të fatit, ja sa është vlera e gjobave të lëshuara

Administrata Tatimore përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit-ATK, janë mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit, për të cilat njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 50,000 euro.

Ky aksion është zhvilluar në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës.

“Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të  Kosovës”, thuhet në komunikatë.

ATK u bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit jashtëligjshme./Indeksonline/