12:31 / E Premte, 16 Shtator 2022 / k.v

52-vjeçarja nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

Një infermiere nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë në moshën 52 vjeçare, raporton IndeksOnline.

Ajo ka lindur në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Postimi i ministres:

Lajm i bukur

52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë🙏🏼

#MeJetëTëGjatë