10:39 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

53 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  53 aktakuza, kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 17 persona.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë personave dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.