08:22 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

54 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje të rëndë

54 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

240 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,347 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.