23:49 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

54 vite, 262 ditë dhe 15 minuta, si ndaloi ora e Hamburgut pas rënies nga Bundesliga

Një dramë e vërtetë! Pas 54 vitesh, 262 ditësh e 15 minutash, ekipi i Hamburgut ra nga kategoria, duke tronditur tifozës e skuadrës gjermane. Dritat e “Volksparkstadion” nisin të fiken, teksa ora dixhitale e instaluar në vitin 2001 që tregonte 55 vjet pjesmarrje në Bundesligë u zerua.

As tifozi më i “çmëndur” i “dinosaurëve” nuk do ta kishte çuar ndërmend që një ditë kjo gjë do të ndodhte. Edhe pse disa herë në sezonet e fundit, Hamburgu kishte rrezikuar rënien nga kategoria, në fund të sezonit kishte arritur të shpëtonte duke mos e njollosur historinë, por kësaj herë fati i ktheu shpinën dhe tashmë një epokë e re pritet të nisë