23:06 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Vathët e mëdhenj apo të vegjël, cilat bëjnë për ju?

Siç mund ta dini aksesoret ndryshojnë menjëherë pamjen tuaj dhe sigurisht ato janë kaq te shumta sa qe ne çdo sezon kemi ato me te përshtatshmet. Por pavarësisht nuk mund te shpenzoni para për te blere gjithmonë modelet me te reja qe bota e modës ju ofron.

Kështu nëse jeni ne dileme se çfarë vathesh te mbani me se shumti te mëdhenj apo te vegjël ja disa ide nga te cilat mund te kuptoni dhe te bëni dallimin . Gjithsesi mund te preferoni te keni te dyja llojet e vatheve për ti kombinuar ato sa me mire me veshjet tuaja. Ja disa nga modelet me te bukura te vatheve te mëdhenj dhe te vegjël.

1. Vathet e mëdhenj

Vathet e mëdhenj do te jene gjithmonë objekt dëshirë për femrat me një stil joshës. Është një mënyre e mire për ti dhënë me shume jete një look-u te thjeshte por megjithatë duhet te dini se jo te gjitha femrat mund te mbajnë këto lloj vathesh dhe mbi te gjitha jo gjithmonë.

Femrat te cilat karakterizohen nga një qafe e shkurtër është me mire nëse preferojnë vath te vegjël nga ana tjetër femrat me qafe te gjate mund te bëjnë çfarëdo lloj modeli qe dëshirojnë.

Janë ideale për ti mbajtur gjate ditës ne modele te caktuara dhe ne mbrëmje ne modele me elegante. Për sa i përket ngjyrave ato mund ti gjeni nga me te ndryshmet për ti zgjedhur sipas dëshirës. Këshilla është te preferoni vathe te mëdhenj ne ato raste kur nuk keni veshur një veshje me jake sepse kështu qafa juaj do te duket me e shkurtër nga ana vizuale.

 2. Vathet e vegjël

Vathet e vegjël janë ideal për femra me një stil romantik dhe disi me klasike. Vathet e vegjël janë shume te bukur, komod dhe mund ti mbani ne çdo moment për me tepër ju japin një pamje shume elegante edhe veshjeve me te thjeshta.

Vathet e vegjël te cilat janë te shkëlqyeshëm janë ideal për tu mbajtur gjate mbrëmjes. Duhet te dini se këto vath mund ti mbani dhe me një varëse te gjate. Femrat te cilat karakterizohen nga një qafe e shkurtër janë me te përshtatshme për te mbajtur vathe te vegjël.

Mundësitë për te zgjedhur një pale vath te shkurtër janë te shumta gjithashtu duhet te dini se vathet e shkurtër nuk dalin kurrë nga moda sepse janë diçka e domodsoshme e aksesoreve.