07:44 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Formësoni vetullat perfekte me vetëm një sapun

Nëse ka një gjë që dimë të jetë e vërtetë, është se ka mënyra të panumërta për të arritur vetullat e ëndrrave tuaja. Në varësi të preferencave tuaja personale, ju mund të përdorni mënyra te ndryshme për te arritur vetullat tuaja ideale po Oh, ne sapo gjetëm një tjetër për të shtuar në atë listë: SAPUNIN.

Ne e dimë se çfarë po mendoni – por kjo nuk është një nga ato mënyrat e dyshimta të YouTube që dalin thjesht për disa klikime?!

Ajo që duhet të bëni është thjesht të kaloni një furçën tuaj të vetullave pak të lagur mbi sapun pastaj filloni jepini formën që dëshironi fijeve të vetullave dhe lëreni rreth një minutë sa të thahen.

Pasi të keni parë që vetullat kanë arritur rezultatin e duhur filloni dhe jepini formë me lapsin apo furçën tuaj të zakonshme duke mbushur edhe hapësirat boshe që mund të keni. Dhe më besoni vetullat tuaja do të duken më bukur se asnjëherë.