10:12 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

58 persona në një motor, vetëm për të thyer rekordin

Vozitja e një motori mund të jetë kënaqësi, sidomos kur ju keni me vete edhe 58 miqtë tuaj më të mirë.

Ekipi i Ekspozitës së Motorëve të Korpusit të Shërbimit të Ushtrisë Indiane po përpiqet të vendosë një rekord të ri botëror prej 58 burrave në një motor të vetëm, shkruan Indeksonline.

Të njëjtët arritën që të vozitin motorin rreth 1200 metra, me 58 persona në të.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, ende do të shqyrtohet puna e këtij ekipi, para se ata të thyejnë zyrtarisht rekordin.

Aktualisht, rekordin e mbanë një ekip prej 56 persona në motor, të cilët e thyen në vitin 2013./Indeksonline/