13:23 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

58 vjeçari që u gjet i vdekur në Gjakovë, ishte zhdukur para 1 muaji e gjysmë

Policia dyshon se ka bërë vetëvrasje personi që sot u gjet i vdekur në lokalin e tij në Gjakovë.

“Policia e ka gjetur në një lokal të mbyllur në Çarshinë e Vjetër të varur. Trupi është dërguar për në autopsi dhe policia po tenton të bëje ndonjë hetim tjetër rreth arsyeve të vetëvrasjes”, tha Lirie Podrimaj, zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë për Kallxo.com.

Podrimaj tregoi se personi që u gjet i vdekur është 58 vjeçi me inicialet I. R.

Zëdhënësja e policisë bëri të ditur se ky person kishte dalë nga shtëpia më 16 mars 2018.

“Personi i vdekur është me inicialet I.R 58 vjeçar i cili ka dalë nga shtëpia me datën 16 mars të këtij viti. Prej kësaj date familjarët nuk e kanë raportuar rastin si të zhdukur”, tha Podrimaj.

Temat: