08:39 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

58 zëvendësministra në Qeverinë Haradinaj!

Që nga formimi i Qeverisë së re të Kosovës, pothuajse secila ministri ka shtim të numrit të zëvendësministrave

Nga gjithsej 22 ministri që ka Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministër Ramush Haradinaj, të martën numri i zv/ministrave është rritur në 58.

Vetëm gjatë kësaj dite, kryeministri i vendit ka emëruar katër zv/ministra, raporton Indeksonline.

Bujar Cakolli nga PDK-ja është i pari i cili u emërua në fillim të javës në postin e zv/ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ish-kryetari i PLPK-së, Gjergj Dedaj u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por emërimet nuk përfunduan me këta dy emra, emri i tretë si zv/ministër është Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, tashmë zv/ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik duke vazhduar me kandidatin për kryetar të Lipjanit nga radhët e Nismës për Kosovën, Heset Sahiti.

Sahiti u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Duhet shtuar se qeveria e tanishme e udhëhequr nga Haradinaj ka numër të madh të zv/ministrave përderisa ka vetëm pak muaj që prej formimit të saj./Indeksonline/