16:47 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A. A

6 gola në 6 ndeshje në Turqi, Manaj drejt hapave për tu bërë ‘Muriqi i ri’

Sulmuesi Arb Manaj ka befasuar të gjithë me formën e lartë që ka shfaqur te ekipi i ri turk, Ankara Keçiörengücü.

Në 6 ndeshje ai ka shënuar 6 gola, përfshirë këtu kampionatin dhe kupën.

Manaj tashmë ka fituar zemrën e tifozëve, të cilët po e quajnë ‘Muriqi i ri’.

Përveç ecurisë së mirë të Manajt, edhe skuadra e tij gjendet në vendin e dytë në tabelë, i cili siguron promovim në Superligën e Turqisë.

23 vjeçari, edicionin e kaluar luajti te Trepça 89 duke përfunduar sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë.

/Indeksonline/