6 makina Ford në shitje për 680 euro
Kjo është njëra nga ato ofertat më të rralla. Gjashtë Ford Festiva janë të listuara për shitje në faqen Craiglist për vetëm 900 dollarë (680 euro) .
Nëse paguani këto para ju mund të keni një Ford Festiva të vitit 1993 dhe pesë të tjera të njejta, por që kanë nevojë për riparime.
Ajo funksionale pra shitet 500 dollarë, ndërsa pesë të tjerat shiten me nga 100 dollarë. Shitësi thotë se është në lëvizje dhe nuk mund t’i marrë me vete, kështu që blerësi duhet të shkoj t’i marr vet. /IndeksOnline/