22:23 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

6 raste aktive në burgjet e Kosovës me Covid19, ja gjendja e tyre shëndetësore

6 raste aktive janë momentalisht në burgjet e Kosovës me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Prej tyre janë 2 të burgosur dhe 4 punonjës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilër janë të karantinuar.

Kështu kanë konfirmuar për IndeksOnline nga SHKK.

Sipas këtij institucioni, aktualisht gjendja e tyre shëndetësorë është stabile dhe është duke shkuar drejt normalizimit.

“Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 9 persona të burgosur janë të prekur nga Covid 19, prej tyre 7 janë të shëruar, ndërsa aktualisht vetëm 2 të burgosur janë aktiv me Covid 19 dhe të njëjtit po trajtohen në karantinat e qendrave korrektuese.


Po ashtu, deri më tani 61 punonjës të SHKK-së janë prekur me Covid 19, prej tyre 4 janë aktiv dhe tashmë janë vetekarantinuar.


Aktualisht gjendja e tyre shëndetësorë është stabile dhe është duke shkuar drejt normalizimit”, thuhet në përgjigjet e tyre./IndeksOnline/