07:34 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

6 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Sot mbushen 6 vjet nga vizita historike e Papa Françeskut në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Papa qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

Papa Françesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë, e mbajti në presidencë, për të vazhduar pastaj fjalimin në meshën e shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Papa u prit nga dhjetëra-mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve fetare.