75 Mall Live Search
22:13 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / mp

60 milionë euro për pastrimin e rrugëve – Ministria e Infrastrukturës hap tenderë të dyfishtë për punë të ngjashme

Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga ministri në detyrë Liburn Aliu, ka hapur tenderë me vlerë prej afro 60 milionë eurosh për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në Kosovë, përfshirë edhe autostradat.

Bëhet fjalë për dy tenderë të ndarë, megjithëse kanë të bëjnë me punë të ngjashme.

Sipas dokumenteve zyrtare, 35.5 milionë euro janë planifikuar për “Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale” për një periudhë trevjeçare.

Ndërkohë, tenderi i dytë, me vlerë të parashikuar prej 15.942.000 euro, ka të bëjë me “Mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të autoudhëve A7 dhe A6” për periudhën 2025–2028.

Ky investim konsiderohet një ndër më të mëdhenjtë në sektorin e infrastrukturës rrugore për mirëmbajtje në vitet e fundit, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe funksionalitetit të rrjeteve rrugore gjatë të gjitha stinëve./IndeksOnline/