09:35 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

60 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Japoni

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë marrë të paktën 60 jetë njerëzish, e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shira të rrëmbyeshëm që prej së enjtes. Qindra shtëpi janë dëmtuar, rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dyfishi i tyre janë këshilluar të largohen.

Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave, siç raporton agjencia e lajmeve të Kyodos.