13:05 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbi 200 Lamborghini dalin në paradë në Japoni

Kjo ngjarje shënoi premieren e modelit SVV Aventador në Azi dhe Paqësor.

Japonezët janë të prirur të festojnë për shumë gjëra në lidhje me automobilizëm, e vecanërisht kur është fjala për Lamborghinin.

Për të festuar premierën e SVV Aventador, mbi 200 Lambo të vjetër e të ri, u shfaqën në Yokohama për një paradë, me pronarë të Lambove, fansa dhe VIP të ndryshëm.

Të pranishëm ishin edhe CEO i Lamborghinit, Stefano Domenicali, si dhe amabasadori i Italisë në Japoni, Giorgio Starace. /IndeksOnline/