14:44 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë të zjarrfikësve

Ekzekutivi vendor në mbledhjen e sotme vendosi të ndajë 600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë për zjarrfikësit e Kosovës.

Këta të fundit në një protestë para Qeverisë së Kosovës kërkuan nivelizimin e koeficienteve në nivel komunash, nivelizimin e rrezikshmërisë së punës me Policinë e Kosovës, kompensim për ndërrimet e natës, festat shtetërore, fetare dhe orët jashtë orarit.