10:33 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

66 të vdekur nga dje në Gjermani, numri i të prekurve me COVID-19 kalon mbi 57 mijë

Agjencia e Shëndetit Publik të Gjermanisë ka njoftuar se në këtë shtet janë regjistruar 66 viktima nga dje prej koronavirusit.

Sipas saj numri i të prekurve me këtë virus ka kaluar në 57 mijë e 298 vetave me 4 mijë e 751 raste në 24 orët e fundit, shkruan BBC.

Numri i vdekjeve  në këtë vend ka arritur në 455 në total.