20:14 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

69 të vdekur nga protestat kundër policisë në Nigeri

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka bërë të ditur se të paktën 69 njerëz janë vrarë në protestat që janë duke ndodhur atje kundër brutalitetit të policisë.

Ai i bëri komentet në një takim urgjent me ish-udhëheqësit nigerian që ka për qëllim gjetjen e mënyrave për t’i dhënë fund trazirave atje.

Të vdekurit ishin kryesisht civilë por kishte edhe oficerë policie dhe ushtarë.

Një grup që ka qenë kryesor në organizimin e protestave tani është duke iu thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Koalicioni Feminist gjithashtu këshilloi njerëzit të ndiqnin çdo shtetrrethim të vendosur në shtetet e tyre, shkruan BBC

Protestat filluan në 7 tetor, u kërkua largimi i një njësie të policisë e cila quhet Skuadra Speciale Kundër Grabitjeve (Sars).