07:56 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

7 gjëra që duhet bërë për të pasur flokë të gjatë dhe të shëndoshë

A jeni duke i shqyrtuar gjërat që mund t’i bëni për të fituar flokë të gjata dhe të shëndetshme? Shumë femra janë në kërkim të gjërave që duhet bërë për të arritur flokë të shëndosha, andaj më poshtë kemi dhënë disa nga gjërat që duhet bërë për t’ia arritur këtij qëllimi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkurtoni majat e flokëve!

Shkurtimi i majave të flokëve mund të duket paksa paradoksal nëse jeni duke kërkuar që t’i rrisni ato, mirëpo ky është një hap shumë i rëndësishëm në rritjen e shëndetshme të flokëve. Nëse nuk i shkurtoni majat e flokëve rregullisht ju mund të përfundoni më flokë të çrregullta dhe të dëmtuara, andaj keni kujdes, shkurtoni majat e flokëve sa herë që e shihni të arsyeshme. 

Përdorni vitamina!

Vitaminat, të cilat përmirësojnë shëndetin e flokëve, kanë një ndikim shumë të madh edhe në rritjen e tyre. Biotina është njëra nga këto vitamina që duhet të konsumoni nëse jeni në kërkim të flokëve të gjata. Shumë njerëz kanë përfituar nga përdorimi i kësaj vitamine, mirëpo duhet pasur kujdes, pasi që nuk duhet konsumuar asnjëherë vitamina pa u konsultuar me doktorin.

Ushqehuni mirë!

Flokët janë pasqyrë e pjatës. Duket shumë e çuditshme, mirëpo është shumë e vërtetë. Nëse ushqeheni me ushqime të shpejta, flokët tuaja do të duken të dëmtuara, ndërsa nëse ushqeheni shëndetshëm ato do t’ju falënderohen me një dukje të përkryer. Për të arritur flokë të shëndetshme duhet konsumuar shumë proteina dhe lëndë ushqyese të cilat mund t’i merrni vetëm nga ushqimet e shëndetshme.   

Bëjini masazh kokës suaj!

Ekspertët thonë që nëse i bëni masazh kokës suaj do të stimuloni rritjen e flokëve të shëndosha. Ata thonë që një gjë e tillë rrit qarkullimin e gjakut gjë që ndikon direkt në rritjen e flokëve. Masazhi është shumë i mirë edhe për relaksim.

Bëni kujdes me flokët tuaj!

Nuk mund të keni flokë të shëndoshë nëse i trajtoni ato në mënyrë të pakujdesshme. Flokët tuaja nuk do të duken të shëndosha nëse i ngarkoni më shumë pajisje dhe më shumë preparate të ndryshme. Nëse flokët tuaja nuk duken në formë të mirë, atëherë më mirë shkurtoni ato pasi që një gjë e tillë do të ndikojë në rritjen e flokëve më të shëndoshë. Është shumë e rëndësishme se si i krihni dhe i stilizoni flokët tuaja.

Blini produkte të mira!

Nëse keni mundësi, blini produkte kualitative për flokët tuaja. Këtu përfshihen shamponët dhe produktet e tjera përcjellëse. Kualiteti nuk është gjithmonë në raport të drejtë më çmimin, andaj konsultohuni më stilistin tuaj dhe ai mund t’ju propozoj produktet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e flokëve.

Kini durim!

Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm në rritjen e flokëve të gjatë dhe të shëndoshë është edhe durimi. Durimi është pjesa më e vështirë e gjithë këtij procesi. Flokët tuaja do të kalojnë nëpër disa faza të atilla, saqë shumë shpesh do të mendoni prerjen e tyre, mirëpo duhet pritur. Një gjë e tillë kërkon kohë, mirëpo gjërat e mira vijnë ngadalë. Nëse i ndiqni të gjitha këto këshilla, shumë shpejt do të keni flokë të gjatë dhe të shëndoshë.