11:43 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

7 rregullat që duhet t’i dini, para se të thoni “Po” për seks

Disa rregulla që duhet t’i dini përpara se të thoni “po” për seks.

Rregulli i parë është se nuk duhet të keni seks në ditën e parë. Nëse ju nuk e njihni atë person, mos bëni marrëdhënie seksuale me atë, është thjeshtë për ta respektuar veten.

Rregulli i dytë është se nëse ju përdorni alkool gjatë një takimi, pyetni vetën tuaj nëse do pendoheni në mëngjes. Për shkak se kur ju jeni nën ndikim të alkoolit, ju nuk jeni në gjendje të mendoni arsyeshëm, si djemtë ashtu edhe vajzat, transmeton Indeksonline.

Rregulli i tretë është: “Mos mendoni se seksi është të leni përshtypje te dikush. Mendoj se femrat dhe meshkujt do jenë më shumë të impresionuar nëse ju nuk e merrni këtë  hap që në ditën e parë.

Rregulli i katërt është të mos keni shokë me beneficione ‘shokë vetëm për seks’.

Si femra, ne e dimë se jemi emocionalisht të lidhura me seksin. Nëse nuk dëshironi të lëndoheni, mos e bëni këtë gjë.

Rregulli i pestë: Mos e ndjekin turmën. Vetëm pse seksi është bërë kaq i zakonshëm këto ditë, nuk do të thotë se ju duhet ta bëni këtë. Kështu që qëndroni me veten tuaj.

Rregulli i gjashtë: Sigurohuni që seksi të jetë i mbrojtur.

Rregulli i shtatë: Nuk keni pse të bëni çfarë bëjnë të tjerët sa i përket seksit. Orientimi seksual është një gjë personale e njeriut. Nuk duhet të keni seks ose të jeni në një lidhje në mënyrën që ju mendoni se duhet. Thjeshtë, bëni atë që e ndjeni./Indeksonline/