10:01 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

70 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 prej tyre në gjendje të rëndë

70 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

43 pacientë janë në oksigjenoterapi, 11 të tjerë në gjendje më të rëndë, kurse pacientët e tjerë në gjendje më stabile.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 11 operacione, ndërsa 413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,231 analiza./Indeksonline/