08:09 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

70 vjeçari goditet për vdekje nga vetura e policisë, përderisa shkonte për festën e Krishtlindjeve

Një i moshuar që shkonte për të festuar Krishtlindjet dhe mbante në dorë dhurata, vdiq pasi u godit nga një makinë e policisë.

Makina e Policisë kishte qenë në një thirrje emergjente kur ka ndodhur ky rast.

Videoja e tmerrshme tregon se këmbësori i veshur me rroba elegante që mban një çantë me dhurata, duke dalë në rrugë në momentin kur edhe goditet nga vetura e policisë./Indeksonline/