08:20 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

702 pacientë morën trajtim emergjent gjatë vikendit, në Pejë

702 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 63 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

9 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 6 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 9 foshnja dhe sa i përket gjinisë 5 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 447 pacientë që në total kanë bërë 4.941 sosh.
18 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Indeksonline/