08:25 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

71 pacientë me Covid në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19.

Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 199 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.237 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,484analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.