08:43 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

72 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga ta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 sish janë në respirator (CPAP).

Ndryshe gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 14 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.223 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.168 sosh, ndërsa janë kryer 7 operacione.