08:22 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

73 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Ndërsa siç njofton spitali, aktualisht po trajtohen 73 pacientë me Covid-19.

 Sa i përket gjendjes së pacientëve 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 223 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thekson njoftimi.

Ndërsa kanë qenë 2 lindje, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit 250 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,159 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 144 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 125 Ekzaminime të Rëntgenit, 12 EHO dhe 7 CT.