23:13 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ish e dashura po e bën për herë të dytë baba Chris Brownin!

Chris Brown raportohet se është në rrugë e sipër të bëhet baba për herë të dytë.

E gjithë kjo pasi ish-e dashura e tij, Ammika Harris, thuhet se është shtatzënë dhe se po pret të lind një djalë.

Hera parë ishte shkruar në muajin qershor se modelja 26-vjeçare ishte shtatzënë, ku ish-çifti nuk ka komentuar artikujt e mediave.

Sipas TMZ, Chris dhe Ammika kanë flirtuar disa muaj më parë edhe pse dyshja u nda kohët e fundit.

Chris ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj ishit dhe thuhet se po i ofron mbështetje financiare, mjekësore dhe emocionale pasi morën lajmin e lumtur.

Ndryshe, kjo do të jetë hera e dytë që reperi do të ndryshon peceta të ndyra, i cili tashmë është babai i vajzës pesëvjeçare Royalty, të cilën e ka me ish-te dashuren , Nia Guzman.