17:10 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

750 mijë euro në muaj për pagat e qeveritarëve

Pas disa replikave rreth çështjes së pagave për qeveritarët, ka reaguar ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ai tha se janë organet e drejtësisë ato që e përcaktojnë vendimin se a është i ligjshëm ose jo.

“Ato janë konstatime tua, a është vendim i ligjshëm a jo nuk je ti apo unë ai që e përcaktojmë, e përcaktojnë organet tjera, dhe nuk përzihemi në punën e organeve tjera. I ke lexuar me kujdes përgjigjet e Ministrisë së Financave dhe brenda përgjigjes janë saktë të konstatuara. Nëse me përcolle me kujdes, e thash, 750 mijë euro është masa mujore deri në ditën që unë po raportoj në Kuvend. 750 mijë herë (X) 12 muaj, vjen te shuma vjetore. Dhe e thash, për hir të korrektësisë se ashtu është, disa organizata buxhetore, disa ministri të linjës që unë nuk kam të drejtë me hy në arsyetimet e tyre pse, nuk i kanë sjellë listën e pagave, duke përfshirë vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e pagave”, tha ai.

Hamza tha se deri më sot janë shpenzuar 294 milionë euro për paga e që sipas llogaritjes së Hamzës edhe ato të gjashtë mujorit të dyte bëjnë 588 milionë euro.

“Ky është realiteti deri më sot kur po raportoj unë në kuvend, janë shpenzuar më pak se 294 milionë euro tek masa e pagave, dhe nëse janë më pak se 294 milionë euro edhe gjashtëmujorit të dytë bëjnë 588 milionë euro, e në masën e pagave janë 592 milionë euro duke përfshirë edhe të hyrat vetanake që janë bartë tek masa e pagave. Me trendin aktual të shpenzimit të masës së pagave ky vendim do të përfshihet brenda masës së pagave. Sa i përket çështjeve tjera është punë e organeve të drejtësisë”, shtoi Hamza.