17:00 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Land Rover Defender është parë gjatë xhirimit të filmit të James Bond

Ditën e kaluar, e kemi parë derisa po testohej, ndërsa tani është parë në tërësi.

Tashmë dihet se agjenti James Bond, do të vozitë një Aston Martin Valhalla dhe një V8 Vantage klasik, në filmin e ri që shfaqet vitin që vjen.

Mirëpo, gjatë xhirimit të filmit të agjentit sekret, është parë edhe Land Rover Defender i ri, që duket se do jetë pjesë e setit filmik.

Imazhi i shpërndarë në Instagram, vjen vetëm një ditë pasi ky model është parë teksa testohej, ndërsa duket shumë ndryshe ka modeli i tanishëm.

Balta që i ka rënë në disa pjesë, nuk mbulon linjat e reja shumë më agresive që janë vënë në Land Rover Defender, duke e bërë shumë më të mirë.