13:49 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

7.636 persona kërkuan ndihmë në QKUK gjatë nëntorit

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë muajit nëntor, 7.636 pacientë kanë kërkuar shërbime mjekësore.

Sipas një njoftimit te QKUK-së 1.766 persona janë trajtuar në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor.

Ekipet mjekësore kanë intervenuar në 442 raste të natyrave të ndryshme, kurse janë realizuar 156 operacione.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, për shkak lëndimeve të marra, 535 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në bazë të raportit të punës, me udhëzim të mjekëve, 843 persona janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtejshëm./IndeksOnline/