11:55 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

776 pacientë morën ndihmë mjekësore për 4 ditë në Klinikën Emergjente

776 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore emergjente brenda 4 ditëve të fundit, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 101 pacientë janë pranuar në klinikat kirurgjike, internistike dhe mjekim intensiv, për trajtim të mëtejmë mjekësor.

98 raste kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidenteve të ndryshme në komunikacion.